Rama paralajmëron për bastet: Hiqni reklamat për 24 orë

Nga 1 Janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste, apo për kazino në asnjë zonë të banuar.”

Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Edi Rama, në një konferencë për mediat këtë të martë ku prezantoi disa nga nismat e qeverisë.

Ai dha paralajmëroi mediat që të heqin të gjitha reklamat për kompanitë e basteve, që sipas tij nuk kanë zbtuar ligjin.

“Në zbatim të ligjit ekzistues që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim, unë i paralajmëroj të gjithë që të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, gazetat, apo portalet. Ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online që pas 24 orësh do të ketë reklama bastesh”, tha Rama.