Rama ia drejton gishtin Bashkisë Lezhë për protestuesit! Bashkia përgënjeshtron në sekonda!

Në qytetin e Shkodres kanë nisur protesta me thirrjet për largimin e kryeministrit të vendit.

Kushte të vështira ekonomike, çmimi i lartë i karburanteve por edhe probleme të tjera social ekonomike janë disa nga arsyet e protestës.

Reagimi i kryeministrit nuk ka vonuar shumë.

Ai ka shkruar në Twitter duke thënë se në protestë ishin punëtorët e Bashkisë Lezhë.

Reagimi i Ramës

Interesant Punonjësit e Bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s’duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës.

Bashkia e Lezhës përmes një deklarate për shtyp ka përgenjeshtruar kryeministrin e shqiperisë i cili tha se punonjësit a Bashkisë Lezhë po protestojnë si fermerë në Shkoder.

Deklaratë për shtyp

Bashkia Lezhë sqaron opinion publik se asnjë punonjës i këtij institucioni nuk është në protestën që po mbahet në Shkodër,të paktën në mënyrë të organizuar.Sa i përket banorëve të Lezhës,kjo është një përgjigje që mund ta japin si grupe interesi.

Faleminderit !