“Ra ky gur e u pamë!”/ Kronikë e dy rrokullisjeve të paralajmëruara (Episodi 2)

Në Episodin e Parë ishte vetë nënkryetarja e Bashkisë e cila e ngriti zërin për situatën kritike me murin e rrugës së kalasë, për më tepër lexoni: Ra ky mur e u pamë, kronikë e dy shembjeve të paralajmëruara!

Sot vdekja u rrokullis nga lartësia e malit për të marrë me vete çfarë t’i dilte përpara, fati i madh e deshi që ajo ta ndalonte për sot rrugëtimin e saj 150 centimetra larg dhomës ku po flinin fëmijët e vegjël, jetët e pafajshme, të brishta e ëngjëllore.

Nesër nuk e dimë as nga do të niset e as ku do të ndalet.

I bëjmë thirrje shtabit të emergjencave të bëjë evakuimin e menjëhershëm derisa të garantohet siguria e jetës për këto familje.

Kjo është emergjente, nuk është diçka e tipit “hajt se pret puna”, e përsërisim këtu situata është me të vërtetë akute.

Një vit mëparë rrokullisja e gurëve shuajti një familje të tërë, tronditëse e dhimbshme dhe frikësuese njëkohësisht për ata banorë.

Një ankth që s’mbaron kurrë…

Lezha mbetet i vetmi vend bregdetar që vdekjet i vijnë nga gurët e maleve! (I vetmi në të gjithë rruzullin ndoshta!)