Quo vadis? Infermierët e Lezhës vërshojnë në kurse të gjuhës gjermane

Presidenti i Urdherit të Infermierit Sabri Skenderi shprehet se infermierët po largohen nga Shqipëria nga pagat e uleta.

Numri i infermierëve që kerkojnë të largohen nga Shqiperia për të punuar në vendet e Bashkimit Europian, po rritet nga viti në vit.

Edhe infermierët e Lezhës duan që t’i drejtohen vendeve të BE për një punë me kushte më të mira dhe për një rrogë më të mirë.

Një numer i madh infermierësh në Lezhë kanë nisur tashmë që të zhvillojnë kurse të gjuhes gjermane që më pas t’i drejtohen keti vendi për të punuar.

Presidenti i urdherit të psikologut Sabri Skënderi gjatë një takimi me infermierët e Lezhës ka berë me dije se nder shkaqet kryesore të largimit të infermiereve janë pagat e ulta dhe kushtet e punes.

Por edhe pse largimi ka që në një mase të madhe kjo nuk përben problem thekson ai pasi në Shqipëri kemi plotë infermierë dhe sado të largohen ne nuk mbesim pa infermierë.

Gjate një takimi që beri në Lezhë me infermeret e ketij qyteti, Skenderi kërkon nga qeveria dhe Ministria e Shendetësise të marrin masa duke ofruar kushte më të mira pune, paga më të larta dhe trajtimin e infermierëve.