Qendra e Lezhës më e Bukur se Kurrë Mëparë!

Një Lezhë si kjo, nuk e keni parë kurrë më të bukur. Qyteti ka veshur vellon më të bukur të festave, të qendisur me dritat e shumta që ta ngjallin në shpirt atmosferën festive.

Është gjynah i madh të mos jesh në sheshin kryesor të qytetit tani.

Magjia e atyre shtëpizave të vogla të konturuara me drita dhe e vargut të stërgjatë që të ndriçon mbi krye janë vetëm një pjesë e vogël e dekorit.

Pak nga pak sheshi ka filluar të mbushet dhe zbukurimi magjik i sheshit i ka ndarë lezhjanët në dy kategori: janë ata që kanë shkuar në shesh, dhe ata që do të shkojnë!