Publikohet tabela e vlerësimit të deputetëve, Pjerin Ndreu në 20-en më efektive të Republikës

Shtyllat mbi të cilat Kuvendi i Shqipërisë bazohet për të matur efikasitetin e deputetëve janë:

  • niveli i efektivitetit
  • diskutime në kuvend
  • votimi i akteve
  • angazhimi në komisione
  • angazhimi në publik
  • transparenca

Mbi bazën e këtyre paramentrave për periudhën Janar – Korrik 2018, Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publike tabelën e performancës së deputetëve.

Pjerin Ndreu, në 20-en e parë të performuesve më të mirë në Kuvend

Siç shihet nga shënimi i tabelës, kjo dëshmon një performancë të lartë të Ndreut mbi bazën e kritereve të sipërcituara. Ndërkoha, Znj. Lindita Nikolla nuk mund të jetë pjesë e këtij vlerësim duke qënë se mban post ministror, dhe sa i takon mandatit tjetër të së majtës kujtojmë se Gjetan Gjetani u përjashtua nga radhët e PS-së dhe se renditet në pozicionet përmbyllëse të tabelës.

Bie në sy një renditje e dobët për Z. Viktor Tushaj, deputet i Lezhës nga radhë e Lëvizjes Socialiste për Integrim i cili renditet në vendin e 85-të në klasifikimin e performancës, shtojmë këtu se Z. Tushaj ka qënë aktiv në foltoren e Kuvendit i cili nga ngritur shqetësime të herë pas hershme që lidhen me projektet dhe zhvillimin e Lezhës.

Sa i takon krahut të djathtë, Znj. Lindita Metaliaj dhe Z. Aldo Bumçi renditen respektivisht në vendet 97, 99 të tabelës së efektshmërisë.