“Prindër shumë kujdes!”/ Virozat e stinës, mjekët japin këshilla…

Virozat e stinës, mjeket japin keshilla.

Ditët e fundit ka patur ulje të ndjeshme të temperaturave në qytetin e Lezhes, gjë e cila ka rritur rrezikun për t’u prekur nga virozat e stinës por kryesisht më rrezikuarit janë ata më të vegjlit.

Pranë pediatrisë së Spitalit Rajonal të Lezhës ka patur një shtim të fëmijeve të prekur, por nuk përjashtohen edhe moshat me të rritura. Kjo bëhet e ditur nga mjeku pediatër Dr. Mark Marku.

Marku bën me dije se ne repartin e pediatrise jane rreth 20 femije të shtruar, ndërsa thote se jemi të pergatitur edhe per shtim te numrit.

Pediatri tregon se 30 deri në 35 është numri i femijëve që marrin mjekim por që kthehen sërisht në shtëpitë e tyre.

Këshillat më të rëndësishme nga pediatri Marku shkojnë për prinderit e femijeve duke u kerkuar atyre që të kenë sa me shumë kujdes ndaj tyre dhe të mos e anashkalojnë temperaturën.

Virozat që qarkullojnë si pasoje e kushteve te disfavorshme klimaterike, sipas mjekeve po shoqerohen me neglizhence nga ana e qytetareve, të cilet jo në pak raste kanë sjelle edhe komplikacione te renda për shendetin.