Presidenti Meta fshikullon George Soros! Hiq dorë nga eksperimenti…

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta ka ftuar gazetarët në konferencë për shtyp në ora 11:00 të ditës së sotme, konferencë në të cilën ai ka folur haptazi, për shumë çështje që lidhen me krizën institucionale që ka bllokuar vendin.

Presidenti Meta është treguar veçanërisht i prerë me filantropistin biliarder George Soros, të cilit i ka thënë të heqë dorë nga ky eksperiment që po bën në Shqipëri.

E kemi parë edhe djalin e tij që vjen shpesh në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Serbi, por ta harrojë zoti Soros se Ilir Meta është politikan i rracës së Gruevskit, është i lutur të mos e provokojë kokëfortësinë time.

Shqipëria mund të jetë shumë e vogël krahasur me përmasat e zotit Soros, por kjo nuk do të thotë se duhet të shndërrohet në një koloni, lavatriçe apo buton trazirash në mes të ballkanit sa herë t’ia dojë qejfi dikujt.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s, republikë demokratike, dhe nuk duam të bëhemi Korea e Veriut në mes të Evropës. – ka shtuar ai.

Presidenti Meta ka shprehur propozimin e tij për zgjidhjen e krizës, ai i ka ftuar të gjithë që të zbresin në fushëbetejën e demokracisë, të shkohet në zgjedhje të përgjithshme parlamentare dhe referendum për Presidentin njëherësh me 13 Tetor.

Kjo është ajo që unë propozoj e që do ta zgjidhte përfundimisht krizën. Ta ndajë populli këtë punë! Nëse dikush tjetër ka një propozim të tijin unë jam absolutisht i hapur dhe e mirëpres, mjafton që të jetë në interes të demokracisë, Shqipërisë dhe zgjidhjes së krizës, – është shprehur Presidenti Meta.