Prefekti i Lezhës ‘u përvishet’ drejtuesve të drejtorive për sistemin e adresave…

Prefekti i Lezhës Z. Gjergj Prendi është parë në këtë mbledhje me drejtues të drejtorive dhe njësive administrative të Lezhës më i ashpër se kurrë.

Ai ka theksuar rëndësinë e sistemit të adresave, ai ka ripërsëritur se kjo është diçka që duhet të bëhet sepse e kërkon ligji, nuk është diçka politike, e kërkon ligji dhe na e kërkon me detyrim të gjithëve ne që ta kryejmë.

Në çehrën e Prefektit dallohej edhe shenja e revoltës ndaj mos përmbushjes së kësaj kërkese ligjore.

Mënyra sesi Prefekti Prendi u drejtohet të pranishmëve i ngjan shumë mënyrë se si babai u kërkon fëmijëve të kryejnë një detyrë që ka kohë që ua ka ngarkuar për zbatim por ata s’po denjonjë t’i përveshin mëngët!

Ne do të donim në fakt ta shihnim më shpesh Z. Prendi të reflektojë një seriozitet të tillë, edhe në raste të tjera të ardhshme, pasi në rastin e rrokullisjes së gurëve të Torovicë ky lloj reagimi ishte shumë mungues.