Pjerin Ndreu për Fax News: Mos ia drejtoni gishtin Policisë së Shtetit!

Deputeti i Lezhës Z. Pjerin Ndreu ka folur në një intervistë për Fax News në lidhje me grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Në argumentimin e tij Z. Ndreu i mëshon faktit se këtu nuk kemi një dështim të policisë së shtetit por të kompanisë private që paguhet për të garantuar sigurinë e aeroportit.

“Policia e shtetit u tregua mjaft profesionale, siguria e aeroportit është detyrë e sistemit të sigurisë së brëndshme të aeroportit, i cili në këtë rast nuk funksionoi”, ka shtuar Ndreu duke mbetur në të njëjtën gjatësi vale me deklaratën e kryeministrit të vendit të pak orëve mëparë.

Për më tepër ndiqni intervistën e deputetit Ndreu me gazetarin e Fax News Martin Marku: