“PD Lezhë ka ende kapacitetin për të prodhuar figura me integritet”, – nga Indrit Vokshi

Zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm për drejtimin e Partise Demokratike dega Lezhë po komentohen nga të gjithë për vet faktin se janë fare pranë por edhe për kandidatët në këto zgjedhje.

Z. Indrit Vokshi përmes një postimi në Facebook thekson se në Lezhë po behen zgjedhje reale nga dy kandidat të cilet kanë meritat perkatëse në Partinë Demokratike.

Vokshi shkruan se secili kandidat që do të dalë fitues, PD nuk ka asnjë humbje pikësh në opinion.

Gara për kryetarin e PD – Lezhë, nuk është fallco.

Në shumë degë u bë garë fiktive. Në Lezhë, jo. Janë kandidatë kryetari aktual z.Paulin Marku njeri i respektuar me meritat përkatëse në PD Lezhë prej 2014 e deri sot dhe, z.Zef Gjoka, ish-deputet dhe ish-kryetar i PD edhe ky njeri i respektuar e me kontributet përkatëse. Dmth ka garë.

Kandidati z.Gjoka mbështetet nga kryetari i Bashkisë z. Frrokaj, ndërsa z.Marku nga mbështetësit e tij dhe nga ata të cilët nuk kanë asgjë personale me z.Gjoka por nuk duan të fitojë kandidati i mbështetur nga z.Frrokaj.

Deputetja znj. Metaliaj është neutrale. Kjo është pak a shumë tabloja e Lezhës. Kush do të jetë fituesi? Kjo nuk dihet.

Në votë është kutia ajo që i di të fshehtat. Megjithatë ka shumë rëndësi që pas procesit të votimit partia të dalë e kënaqur, jo me hatërmbetje.

Vota duhet parë si mënyrë bashkimi jo si mënyrë përçarjeje. Secili nga të dy kandidatët është i pranueshëm. Nuk jemi para situatës kur po na del një kryetar i inkriminuar dhe i parespektuar dhe në një situatë të tillë do na duhej të bashkoheshim për të mos e lejuar. Jo, PD Lezhë ka ende kapacitetin për të prodhuar figura me integritet dhe mesa duket në horizont do të vazhdojë të prodhojë figura.

Kësisoji, secili kandidat që do të dalë fitues, PD nuk ka asnjë humbje pikësh në opinion. Në ketë rrjedhë them dhe këshilloj se demokratët e Lezhës do të votojnë të lirë duke e materializuar në votë pikëpamjen e tyre.

Suksese!