“Parkimet Inteligjente”, një gjetje e padëgjuar e atyre që e njohin qytetin Lezhës

Lezhë, automjetet zaptojnë trotuaret.

Të qarkullosh me makinë nëpër Lezhë ose të gjesh një vend parkimi nëse nuk e njeh qytetin, nuk është diçka e lehtë.

Problematikat janë të theksuara në zonën qëndrore të qytetit, për shkak të tendencës për të qëndruar e parkuar në këtë zonë.

Situata mbetet më kaotike brenda lagjeve të qytetit pasi trotuaret zaptohen nga automjetet, ndërsa qytetarët lëvizin në rrugë, duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre.

Qytetaret shprehen mjaft të shqetësuar për ketë situatë pasi nuk mund të lenë asnjëherë fëmijet të luajnë në lagje nga frika e makinave.

Rrugë e kryqëzime të papërshtatshme dhe mungesë të theksuar sinjalistike janë një problem mjaft shqetesues për të gjithë që nuk po di që të marrin një zgjidhje.