Nuk janë pamje nga Siria, janë pamje nga Lezha! Banorët në armiqësi të pakuptimtë me pronën publike…

Meturinat hidhen në çdo vend përveç se në koshat përkatës.

Ky kosh i cili përdoret për hedhjen e mbeturinave qëndron prej disa muajsh i përmbysur pa u levizuar nga askush.

Akoma në qytetin tonë mungon ndërgjegjësimi, përsona të papërgjegjshëm janë kthyer në problem mjaft shqetësues, sa i përket dëmtimit të pronës publike.

Kohët e fundit janë dëmtuar koshët e mbeturinave në disa fshatra të Bashkisë Lezhë.

Koshat janë kthyer përmbys ndërsa mbeturinat janë hedhuar anash rrugëve. Dëmtimi i pronës publike vijon të mbetet një problem shqetësues në shumë zona të Lezhës.

Kjo problematikë shihet me mjaft shqetësim pasi krijon jo vetëm një pamje të shëmtuar por krijon edhe ndotje të mjedisit.