Njëri nga këta do të vendoset në sheshin kryesor të Lezhës! Jep vlerësimin tënd…

Qendrës së qytetit të Lezhës do t’i shtohet edhe busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Në garën për bustin më të mirë kanë konkurruar 25 punime nga artistë të ndryshëm, por komisioni përzgjedhës i bucetit të Heroit Kombëtar, kualifikoi për vazhdimin e garës 5 punime.

Tashmë gara është më e fortë.

Komisioni ka vendosur që fituesi nga punimet e kualifikuara për në fazën tjetër të shpallet pas dy javësh.

Komisioni

Kjo periudhë është ftesë ndaj kritikëve të arteve figurative dhe artistëve të fushës që nuk janë pjesë e konkurrimit, të japin mendime, sugjerime dhe vlerësime në mënyrë që punimi fitues të jetë më dinjitozi.

Më 2 Mars 2019, në sheshin kryesor të Lezhës do të vendoset busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, për të cilin Bashkia ka zhvilluar konkursin për përzgjedhjen e modelit më të mirë.

Më poshtë po ju sjellim fotografitë e punimeve kualifikuese ku njëri nga ta do të vendoset në sheshin kryesor të Lezhës. Pëlqeni atë që ju duket zgjedhja më e mirë!

3
7
14
12
19

Mos harroni të na thoni cilin punim vlerësoni më shumë kështu i jepni një ndihmesë të vogël edhe komisionit përzgjedhës.