“Një babale tepër!”/ PS e Lezhës organizoi Asemblenë e Zgjeruar, ndodh e pazakonta!

Partia Socialiste e Lezhës ka oganizuar ditën e djeshme, Asemblenë e Zgjeruar. Në këtë Asamble morën pjesë figura me profil të lartë në Partinë Socialiste, si Zv. Kryeministrja njëkohësisht edhe koordinatore kombëtare e burimeve njerëzore Znj. Senida Mesi, drejtuesja e qarkut dhe ministrja e arsimit dhe sporteve Znj. Lindita Nikolla, si dhe Sekretari i Përgjithshëm Z. Taulant Balla, si dhe deputeti i Lezhës Z.Pjerin Ndreu.

Mësohet se diskutimi u fokusua tek nisma kombëtare për pranimet e reja në Partinë Socialiste, veçanërisht profesionistëve të rinj, kontributorëve në komunitet dhe individëve me reputacion publik.

Ashtu siç është bërë tashmë e zakonshme me PS, si të gjitha partitë e tjera Shqipëri e nëpër botë, kur jemi në afërsi të pragut elektoral, fillon aktivizimi i forumeve dhe strukturave të saj nëpërmjet takimeve, asembleve dhe dialogjeve.

Por mesa duke në mes të së zakonshme, dje ia behu diçka e kundërt me të zakonshmen, kundërthënëse, e jashtëzakonshmja pra:

Në Asemblenë e Lezhës dje, midis pjesëmarrësve gjendej edhe një Babale tepër!

Ky fakt u bë i ditur publikisht nga vetë deputeti Ndreu i cili shkruan:

Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës. Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne ! E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente ! E turpshme!

Ky postim i Z. Ndreu zgjoi vëmendje publike pasi ngrinte një pyetje dramatike:

Nëse vërtete mori pjesë në Babale aty në Asamblenë e Lezhës, atëherë çfarë po kërkonte të inçizonte?

Ose e thënë më shkoqur:

Çfarë sekreti, ose çfarë bisedimi konfidencial apo informacion i rezervuar donte të ndante me njerëzit e saj PS e Lezhës në atë asemble? Që nuk duhej të dilte prej atyre mureve…

Versionet e mundshme janë 2 kryesore: 

  1. Ose Z. Ndreu ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me këtë fakt thjesht sepse intimidimi është në vetvete diçka e turpshme dhe e neveritshme të cilën ai nuk e toleron as atëherë kur nuk ka asgjë për të fshehur.
  2. Ose, siç na vijnë zërat nga burime të pa-konfirmuara, por të besueshme se në atë asemble u fol ndër të tjera edhe për emrin e personit që Partia Demokratike do ta sjellë si kandidatin e saj për Bashkinë Lezhë, dhe ky emër është Aldo Bumçi, dhe se ky emër ishte tepër herët të diskutohej më gjërësisht, të paktën për momentin.