Nesër votohet për Legjislaturën e 8 të Bashkisë Lezhë. Kush do të shkruhet në historinë e qytetit…

Ditën e nesërme me 30 Qershor 2019 qytetarët e Lezhës janë të thirrur nga KQZ dhe Këshilli i Ministrave t’u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre.

Nesër lezhjanët do të votojnë për Kryetarin e 8-të të Bashkisë. Njëri prej kandidatëve do të shkruhet në historinë e qytetit të Lezhës si Kryetari i VIII i Bashkisë.

Kandidatët në fletën e votimit janë 3:

  1. SALVATOR PRETASH KAÇAJ
  2. EDUART MARK NDOCAJ
  3. PJERIN ZEF NDREU

Historiku i Pozicionit të Kryetarit të Bashkisë Lezhë dhe përbërjes së Këshillave:

Si pjesë e strukturës së pushtetit vendor në Shqipëri është krijuar në vitin 1992. Me shëndrrimet demokratike të viteve 1990, u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste për qeverisjen vendore. Për postin e Kryetarit të Bashkisë në mes të kandidaturave të pesë forcave politike konkuruese, fitoi kandidati i Partisë Socialiste, z.Agron Dibra. Edhe Këshilli i bashkisë dominohej nga kjo forcë politike.

Legjislatura 1992-1996:

Kryetar bashkie u zgjodh z.Agron Dibra, përfaqësues i partisë socialiste.
Këshilli bashkiak ka patur këtë përbërje: Mersin Caushi Kryetar; Naim Sherri Nënkryetar; Muhamet Lika Sekretar dhe anëtarë: Petrit Litja, Hasan Hafizi, Pjeter Pali, Shyqyri Kruja, Mark Simoni, Fatmir Delishi, Gjovalin Rusha, Leonard Kraja, Nuri Zusi, Nikoll Perleka e Beqir Dashi.

Legjislatura 1996-2000:

Në zgjedhjet lokale të vitit 1996 fitoi kandidati i partisë demokratike. Kryetar i bashkisë u zgjodh z.Njazi Reçi. Këshilli i bashkisë përbëhej nga: Zef Gjoka Kryetar; Kujtim Dashi ; Nënkryetar; Gjoke Cari Sekretar dhe anëtare: Ndue Simoni, Eduard Reçi, Marcel Lacaj, Enver Hafizi, Fatos Kaçaniku, Gjon Gaspri, Pashk Smaçi, Petrit Litja, Vasil Vane, Marash Ndoka, Gjovalin Dedgjonaj, Gjergj Paloka dhe Elsa Mlika.

Legjislatura 2000-2003:

Në zgjedhjet lokale të vitit 2000 fitoi subjekti partia socialiste.
Kryetar i bashkisë Lezhë u zgjodh z. Gjoke Jaku. Këshilli i bashkisë kishte këtë përberje :Ndoc Lleshi Kryetar; Nikolle Ndreca Nenkryetar; Gjoke Cari Sekretar dhe anetare: Luan Dalipaj, Zef Gjoka, Nazmi Molla, Zef Ndoka, Lazer Lushi, Mark Sallaku, Kujtim Lleshi, Leonora Pici, Ndue Simoni, Zef Gjoni, Gjon Gjoka, Ndue Dragusha, Arben Bejtja, Pashk Smaçi, Eduard Sokoli, Indrita Avdyli, Albert Cuka, Hasan MuCa, Drita Zyberi, Nikolin Marku, Pjeter Marku e Mark Pjetri (Simoni).

Legjislatura 2003-2006:

Kryetar i Bashkisë u rizgjodh Gjoke Jaku, përfaqësues i partisë socialiste. Këshilli bashkiak pati këtë përbërje: Prenge Marku Kryetar; Hasan Zalli Nenkryetar; Gjoke Cari Sekretar dhe anetare: Adnan Pellumbi, Njazi Reçi, Salvador Kaçaj, Kujtim Lleshi, Frano Kulli, Zef Maçi, Enver Hafizi, Beqir Dashi, Flora Berisha, Marash Ndoka, Albert Cuka, Mejreme Delishi, Mark Pjetri, Astrit Cela, Gege Ndoka, Fran Lleshi, Nikolle Ndreca, Besnik Kadia, Petrit Gjoni, Majlinda Pergega, Gjergj Gjoni dhe Zef Tanushi.

Legjislatura 2007-2011:

Kryetar Bashkie u zgjodh z.Viktor Tusha, përfaqësues i lëvizjes socialiste për Integrim Këshilli i bashkisë përbëhet nga: Roza Hila Kryetare; Artur Cela Nenkryetar; Gjoke Cari Sekretar dhe anetare: Beqir Dashi, Fran M.Lleshi, Hysen Zeqiri, Fran Z. Lleshi, Novruz Bara, Martin Gjoni, Gjin Pjeternikaj, Ndue Dragusha, Agron Vraja, Tonin Uldedaj, Marcel Lacaj, Gjoke Ndoka, Nikolle Ndreca, Agustin Marku, Mustafa Shema, Pjeter Marku, Llesh Ndoj,Taulant Malshi, Eduard Sokoli, Florin Petoku, Frano Kulli, Nikolle Ndoj e Gjergj Gjonaj.
Shenim: Në mes të mandatit të këtij Këshilli është bërë një ndryshim, duke liruar nga detyra zj. Roza Hila, ish-kryetare këshilli dhe zv-kryetarin Artur Cela. Kryetar i këshillit të bashkisë u zgjodh z. Frano Kulli.

Legjislatura 2011-2015:

Në zgjedhjet e vitit 2011 Kryetar i bashkisë u rizgjodh z. Viktor Tushaj. Këshilli Bashkiak kryesohet nga Aleanca për të Ardhmen me kryetar z.Agustin Marku; Qazim Dushku Nënkryetar: Gjoke Cari Sekretar dhe anëtare: Llesh Ndoj, Agim Doda, Agron Vraja, Gjok Ndoka, Pashk Gjidodaj, Eduart Sokoli, Arben Kola, Hasan Muca, Dava Rrusta, Fran Lleshi, Vasil Martini, Arben Vuka,Taulant Malshi,Gjon Gjoka,Lirim Torba,Tonin Uldeda, Pashk Ndoci, Pashk Gjoni, Astrit Nimani, Nikolle Ndreca, Martin Gjoni, Gjin Pjeternika.

Legjislatura 2015 – 2019

Në zgjedhjet e vitit 2015, në krye të Bashkisë së Lezhës të pas reformes territoriale, u zgjodh kryetar Z.Fran Frrokaj në siglen e Partisë Demokratike. Këshilli Bashkiak kryesohet nga Kristjan Gjidodaj, Nënkryetar: Agetina Sulaj dhe Zef Doçi, anëtar: Roland Vela, Yllka Cuko, Marjana Ndoci, Fran Marku, Marjana Gjonaj, Ferdinand Ndoj, Dajana Kovaçi, Gjok Ndoka, Gjergj Pernokaj, Rajmonda Doçi, Gjon Gjoka, Nikoleta Kolaj, Erin Ndreca, Ndre Ndreu, Gjergj Ndoj, Ndrek Gazulli, Zef Lazri, Shaqe Marinaj, Agim Doda, Pashk Gjoni, Zyrafete Kulli, Paulin Marku, Margerita Trashaj, Gentjan Sherri, Hasan Muça, Fran Lleshi, Seladin Muça, Vladimir Gjekaj, Aris Mema, Rake Nikolla, Emirjan Lazri, Lirim Torba, Pal Matia, Suri Damzi, Prel Guri, Petrit Ndreu, Lodovik Pjetraj, Agostin Marku.