Nëse të shkon mendja të ngresh dorë mbi gruan, dije se këto 13 institucione kanë punë me ty!

Lezha, qarku me numrin më të lartë të rasteve të dhunës.

Rastet gjithnjë në rritje të dhunes më bazë gjinore kanë nxitur insitucionet në Lezhë të bashkërendojnë punen për të frenuar këtë fenomen mjaft shqetësues për shoqërine.Bashkia Lezhë së bashkua me aktorë lokal nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mbi “Mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në marëdhëniet familjare”.

Duke e konsideruar si një fenomen tejet shqetësues dhunen, përfasuesit e insitucioneve janë të bindur se bashkëpunimi mes tyre do të japë ndikim pozitiv në këtë drejtim.

Peërfaqësuesit e institucioneve si të policisë gjykates por edhe institucioneve të tjera kanë theksuar se Lezha dhe Shkodra janë qarqet me numrin me të lartë të rasteve të dhunës në familje.

Nënshkrimi i kësaj marreveshje mes 13 incitucioneve forcon bashkëpunimin ndërinstitucional, në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit të rasteve të dhunës në familje.

Kjo nisem erdhi në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.