“Mos ia shkelni derën as për neonat as për neurolog!”/ Spitali Rajonal Lezhë në mungesë mjekësh…

Mungesa e mjekeve specialiste në spitalin Rajonal të Lezhës, ka sjelle shpesh here radhe të gjata të qytetareve, të cilet kanë nevojë për shërbim të specializuar.

Ky fenomen po i detyron ata qe të udhetojnë drejt kryeqytetit apo drejt Shkodrës për tu diagnostikuar.

Një mjek neurolog dhe neonat mbetën problem kryesor në ketë Spital.

Shqetësimin e pranon edhe vetë drejtori i Spitalit Rajonal në Lezhë Leon Kaza i cili thote se një zgjidhje është berë nëpermjet sistemit të patronazhimit.

Drejtori Kaza thotë se mungese prej shumë vitesh ka qenë edhe Reanimatori dhe e mjeku kardiolog.

Mungesa e specialisteve, krijon radhe të gjata të qytetareve që kërkojnë sherbim shëndetësor pasi ky spital është në shërbim të mijëra banoreve të Qarkut të Lezhës.