Mos e besoni po deshët!/ Në Lezhë ka më shumë farmaci sesa ilaçe!

“Ilaçet janë gjithmonë të dobishme, nëse jo për të sëmurin, atëherë me siguri për farmacistin”, thotë një shprehje hebreje.

Nëse për qytetin e Beratit thuhet se është qyteti i “një-mbi-një dritareve” atëherë pa frikë Lezhën mund ta quajmë qyteti i “një-bri-një farmacive”.

Vërtetë kaq shumë të sëmurë të ketë vallë ky qytet?

Po të doni mos e besoni por në Lezhë ka më shumë farmaci sesa ilaçe.

Gjatë një shëtitje në orët e vona, na lindi nevoja të blinim ca paracetamol, dhe për çudinë më të madhe, në 4 farmaci të ndryshme, pavarësisht se etiketa e varur ne derë thoshte “Open”, “Hapur” dhe bri saj edhe numri celular, na rezultoi se në të 4 rastet farmacia ishte e mbyllur dhe askush nuk iu përgjigj thirrjeve në celular.

Ne duam të besojmë se thjesht ka qëlluar një natë tersi për ne, dhe se ky të mos jetë rendi normal i gjërave.

Por prap, është shumë ngacmues fakti, madje afrohet tepër me kufijtë e paradoksit:

Si është e mundur pra që një grusht qytet të dyndet me Farmaci në ketë farë feje?

Kaq të sëmurë jemi ne lezhjanët?

Mos e dhëntë Zoti të jetë e vërtetë por shprehjen hebreje në krye të shkrimit na vjen ta themi në një formë tjetër:

”Recetat e doktorëve janë gjithnjë të mira, në mos jo për pacientët, sigurisht që po për farmacistët”