“Mka çu nana me la gojën!”/ Deputeti Ndreu e konsideron transparencë skarco publikimin e Bashkisë

Pas publikimit pasditen e sotme nga ana e Bashkisë Lezhë të një vargu të gjatë me dokumente ku faktoheshin përpjekjet e herë-pas-hershme të Bashkisë për ndërhryrjen në rrugën e Torovicës.

Siç duket, deputeti i Lezhës z. Pjerin Ndreu e ka parë me skepticizëm këtë publikim nga ana e Bashkisë dhe ai nëpërmjet faqes së tij e ka ftuar Bashkinë të mos bëjë transparencë skarco, por t’i qëndrojë çështjes, duke preçizuar se ‘nuk figuron’ asnjë projekt.

Mëposhtë reagimi i plotë i deputetit Ndreu:

SFIDA ISHTE E QARTË; KU ËSHTË PROJEKTI, JO KËRKESA PËR FINANCIM

Meqënëse u zgjuan nga gjumi, po e konsideroj repliken. Të paktën janë munduar. Duroni! Për pak ditë hapet proçedura e prokurimit.

Në këtë moment do bëjmë publike projektin (JO KERKESEN, e theksoj) dhe mbi të gjitha kush e ka berë!

Këta letrat që me shumë mundime ia ka hequr pluhurin bashkia, janë kërkesa pa projekte konkrete.

PËR QYTETARËT!

Projekti ka terma reference, volume pune, çmime për njesi punimesh, specifikime teknike, skica të rrugës etj…

Është e qartë si kristali që në defterët e Bashkisë nuk ka asnjë projekt por kërkesë për financim me disa terma periferik që nuk thonë asgjë. Kinse, publikojnë kërkesën që kanë bërë qytetarët. Siç thotë populli “ Mka çu nana me la gojën”.

NUK ËSHTË KJO PUNA E BASHKISË

Tani tregohuni njëherë të vetme të sinqertë dhe falenderoni Kryeministin për financimin.

KESHILLË!

Mundohuni të kuptoni dallimin midis projektit dhe kerkesëd për financim.

Tani flini gjumë se do bëjmë publike të gjithë dokumentacionin se kush e ka bërë projektin e rrugës së Torovicës. Keqardhje që keni humbur rrugën në oborrin tuaj. Fjetshi rehat!