“Ma parë ikin dritat se hapim çadrat”/ Orë të stërgjatura errësire në Shëngjin e zona të tjera të Lezhës

Qyteti i Shëngjinit por edhe disa zona të tjera në Lezhë kanë qëndruar pa energji elektrike më shume se 24 orë.

Reshjet e një nate më pare por dhe rrjeti i amortizuar la në erresire qindra banorë.

Banorët e Shëngjinit kërkojnë që të vihet dorë dhe te investohet në rrjetin e amortizuar pasi sa here që ka reshje shiu ka dhe nderpreje të energjisë elektrike.

Kaq e zakonshme është bërë kjo dukuri saqë banorët kanë filluar t’i mëveshin edhe frazeologji popullore, “ma parë ikin dritat se hapim çadrat”, shprehet një banor i Shëngjit.

Punonjësit e OSHEE kanë qëndruar në terren prej shumë orësh për të berë të mundur evidentimin e defektit.

Qyteti i Lezhes dhe zonat rreth saj përballen shumë shpesh me ndërprejen e energjisë elektrike edhe pse është premtuar për ndërhyrje në rrjetin elektrik keto investime duken shumë larg.