Lotaria Amerikane/ Ambasada jep disa këshilla të rëndësishme për t’u ndjekur

Edhe për këtë vit, prej pak ditësh është hapur procesi i aplikimit për Lotarinë Amerikane.

Përmes njoftimeve të njëpasnjëshme, ambasada amerikane sqaron edhe sot shqiptarët që duan të aplikojnë, se aplikimi është tërësisht falas, pra nuk kërkohet asnjë lloj pagese për të dërguar formularin e aplikimit.

Gjithashtu, është vetëm një adresë ku mund të dërgohen të dhënat. Adresa dhe faqja e vetme zyrtare: dvlottery.state.gov.

“Lotaria Amerikane është FALAS dhe nuk ka asnjë pagesë për të dërguar formularin tuaj të aplikimit. Plotësoni aplikimin tuaj në dvlottery.state.gov  Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit!”