Lezhë/ Pushuesit të dashuruar me Plazhin e Tales!

@Lezha News

Plazhi i Tales po frekuentohet çdo vit e më shumë jo vetëm nga pushuesit vendas por edhe nga të huajt, dhe kjo nuk është çudi, sepse vija bregdetare e Tales është e vetmja tashmë e mbetur pa u rrënuar nga urbanizimi kaotik dhe nga planifikimi i paplan.

@Lezha News

Rëra e Tales shquhet veçanërisht për vetitë e saj kurative dhe kjo e ka një shpjegim, të cilin Ingj. Xhevair Ngjeqari e formulon kështu:

“…është një rërë e veçantë, produkt i pastër i një deti në punë të pandalshme, ku prurjet inerte që nisen nga malet nuk kanë kohë të treten rrugës për arsye se lumenjtë që i sjellin nuk kanë gjatësi të madhe.”

@Lezha News

Por bashkë me fluksin e turistëve të huaj që frekuentojnë natyrën e virgjër në plazhin e Tales rriten edhe kërkesat për urbanizim dhe kjo sajon nyjen gordiane të këtij vendi të cilën e shprehin edhe pushuesit kur thonë:

“Nga njëra anë është mirë që nuk ka infrastrukturë dhe urbanizim sepse do ta prishin siç bënë me Durrësin dhe Shëngjinin, nga ana tjetër të vjen keq që për mungesë të urbanizimit ky vend nuk shfrytëzohet në potencialin e tij të plotë si një asset ekonomik…”

@Lezha News

Ndërsa disa pushues të tjerë nuk duan të futen në teori të gjata, por ata thjesht kërkojnë një shëtitore me ndriçim që të mund të kalojnë orët e mbrëmjes pasi në këtë vend me të rënë muzgu boshatiset i gjithi.

@Lezha News

Aministratori i Njësisë Shënkoll Z. Albert Rrusti shprehet se në vazhdën e investimeve të Bashkisë Lezhë janë parashikuar një varg tjetër ndërhyrjesh dhe investimesh edhe për plazhin e Tales.

@Lezha News

Për më tepër ndiqni materialin filmik të përgatitur nga Top Channel.