Lezhë/ Mblidhet Këshilli Bashkiak, ja vendimet që u miratuan…

Këshilli Bashkiak Lezhë miratoi disa projekt vendime.

Nën drejtimin e kryetarit Kristjan Gjidoda është mbledhur Këshilli Bashkiak i Lezhës.

Me shumicë votash Këshilli shqyrtoi dhe miratoi një serë vendimesh që kishin të bënin kryesisht me dhenjen e ndihmes ekonomike për periudhen 1-31 shtator, kompensimin e energjisë elektrike si dhe dhenjen e pageses për përsonat me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu u kalua në rishqyrtim dhe miratim projekt vendimi për përdorimin e fondit shtesë të kushtezuar për bllok ndihmen ekonomike 6% për periudhen 1-31 shtator.

Ndërkohë u diskutua mbi projekt vendimin për miratimin e kërkeses së Bashkisë Lezhë së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmes financiare përsonave në nevojë dhe familjareve që kanë patur demtime nga shkaqet natyrore.

Si pikë e rëndësishme e rendit të dites u paraqit dhe projekt vendimi për përfundimin e procedurave të banesave të cilat kanë mbetur pa u rregjistruar në zyrat vendore të rregjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe miratimi i zerit buxhetore blerje librash për bibloteken e Lezhës.

U miratua dhe projektvendimi i treguesve ekonomiko-financiarë për tetë mujorin e vitit 2018 si dhe programi buxhetor afatmesem 2019-2021 faza e dytë.