Lezhë/ Krosim për ‘gol’ në burg me topin e Realit, brenda ishin fshehur celularë (Foto)

Tentohen mënyra të reja për të futur celularë në burgje. Një rast i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar së fundmi në ambientet e Burgut të Lezhës.

Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë.

Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë. Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy iPhone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.