Lezhë/ Gjykata vendos të shtyjë sërish çështjen “Ranishtja 4”! Ja shkaku…

Është shtyrë për të dytën herë seanca paraprake e çështjes ‘Ranishtja
4’ në Lezhë, shkak i shtyrjes u bë mungesa e njërit prej avokatëve.

Një pjesë e të akuzuarve, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet të kenë kërkuar pushimini e çështjes dhe një pjesë tjetër vijimin e hetimeve sipas kërkesës së dhënë nga prokurori. Në seancën e sotme gjyqësore ishin të pranishëm Kryetari i Bashkise Lezhe Fran Frrokaj, Kryetari i Qarkut Gjok Ndoka dhe pjesa tjetër e perfshirë ne dosjen për tjetersimin e pronave në zonën e “Ranes se Hedhun”.

Ndërkohe Gjykata e Lezhës vazhdon shqyrtimin e kërkesave të prokurorit deri
ne zbardhjen e plotë te çështjes së të akuzuarve për falsifikimin dhe
tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Ranes së Hedhun në Shëngjin.