Lezhë/ Fushatë për t’i Nxitur Gratë të Bëjnë Kontrolle Sistematike Përpara se të Jetë Tepër Vonë!

Në Lezhë gjatë ketij viti janë prekur nga kanceri i gjirit 20 gra dhe vajza, numri i rasteve të identifikuara mund të jetë shumë më i madh nese të gjitha do të kishin mundësi që të bënin një ekzaminim e nëse në Lezhë do të kishte një mamografi funksionale.

Në mungese të saj zgjidhja e vetme sipas Drejtoreshes së Shendetit Publik Zoje Zefi është bërë përmes mamografisë së lëvizshme gjatë 10 ditëve të para të muajit tetor.

Drejtorësha e DSHP-së, pranon se ka shtim të rasteve me kancer gjiri ndaj kujdesi dhe kontrolli duhet të jetë shumë më i lartë.

Në shumë fshatra të thellë të Lezhës, ka shumë gra që nuk mund ta dijnë se çfarë është kontrolli i mamografisë ndaj kjo të vlejë dhe si një apel për keta autoritete.

Në Lezhë në përmbyllje të fushatës sensiblizuese kundër kancerit të gjirit, autoritetet lokale u bënë bashkë dhe përcollen mesazhe sensibilizuase për kontrolle të vazhdueshme për gratë dhe vajzat.

Në fakt autroritetet duhet të behen bashkë për të ngritur zerin që dhe në Lezhë të ketë një mamografi të përhershme.