Lezhë/ Drejtoresha e shkollës së Rrilës shpjegon arsyen pse e bojkotuan mësimin sot!

Nxënës dhe mësues të shkollës 9 vjeçare “Marash Gjoni” ne Rrilë, nuk kanë zhvilluar mësim ditën e sotme.

Shkak u bë mungesa e sobave dhe e druve për ngrohje si dhe kushteve te tjera bazike.

Drejtoresha e shkollës Znj. Lina Guri thotë se nuk do të vazhdojmë mësimin derikur të na sjellin sobat dhe drutë, pasi është e pa mjaftueshme sasia 3 metër-kub dru.

Jane bërë kërkesa të përsëritur pranë Bashkise Lezhë.

Ne këte shkollë ka edhe fëmije me aftësi ndryshe. Drejtoresha thotë se as për femijën që lëviz në karrocë nuk i është plotësuar kushti me elementar.

Mesuesit e kësaj shkolle shprehen se kanë sjellë drunj nga shtepia per t’iu siguruar sadopak ngrohje femije, por kjo nuk eshte normale.

Nxënësit thonë se kanë shumë ftohtë në klasë, dhe se nuk mundemi të shkruajme në klasë.

Stafi padagogjik si dhe drejtoresha e kesaj shkolle tregojne edhe mungesen e investime që ka vite që nuk kryhen në këtë shkollë, kanë investuar vetëm per lyrjen e shkollës.

Situata ne shkollat e fshatit mbetet problematike sa i takon ngrohjes, ndërsa ka probleme ne terrenet sportive, tualetet etj.