Lezhë/ Dita e parë pa Baste! Ja çfarë thonë qytetarët…

Dita e parë pa baste e kumar, qytetarët entuziast.

Diten e sotme datë 1 janare 2019 hyri në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve sportive, kazinove elektronike, dhe të basteve të çfarëdolloji, përfshirë edhe bastet online.

Vendimi per mbylljen e pikave të basteve ka sjellë dhe reagimin e pikave të basteve si edhe atyre të lojërave të fatit ku sot nga një vëzhgim i bërë konstatohet se janë ulur qepanat si dhe në shumicen e rasteve janë hequr edhe reklamat si dhe janë vendosur tabelat ‘jepet me qira’.

Lezhjanët e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë.

Por, ka nga ata përsona të cilët besojnë se bastet do të vijojnë të luhen në fshehtësi dhe informalitet. Qytetari 1:

Kjo është gjeja më e mirë që ka bërë Edi Rama në këto vite që ka marrë drejtimin e Shqipërise., shprehet një qytetar.

Mbyllja e llotove dhe kazinove po shpëton familjet pasi lojrat e fatit i kishin shkatërruar, shprehet një tjetër.

Mbyllja e lotove është një nga mënyrat e bukura të gjetura të Rames për të fituar disa vota më tepër në zgjedhjet e ardhëshme. Do vijohet të luhët në fshehtësi sërish, shfryn një tjetër qytetar.

Shpresoj të mos rihapen më. Duhej ky ndryshim, duhej një nismë e fortë ligjore për të ndalur këtë çmenduri, ku në çdo dhjetë metra ishte një pikë basti, u shpreh një tjetër qytetar.

Ndërkohë, pronarët e llotove thonë se dëmi për ta ka qenë i madh dhe mendojnë se mbyllja do të jetë selektive. Tashmë në ditët në vijim mbetët vetëm që të pritet dhe të shihet nese më të vërtët do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinove.