LAJM I FUNDIT/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen.

Para pak minutash lajmi i dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u përhap me shpëjtesi në të gjithë hapësirën mediatike shqiptare.

Arsyet e vendimit për largimin nga detyra të ministrit më të rëndësishëm të kabinetit do t’i përcjellim në vijim.

Ditët e fundit ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahir ka qënë tepër aktive në sferën politike.

Akoma nuk bëhet e ditur arsyeja e qartë e largimit të Xhafajt, por me siguri trysnia e çështjes “Babale” nga njëra anë, e Saimir Tahirit nga ana tjetër, si dhe vendimi i fundit i qeverisë për mbylljen e të gjitha pikave të basteve mesa duket kanë qënë faktor trysnie.

Fatmir Xhafaj