Ky zotëri u shpall “Qytetar Nderi “, dhe ka një mesazh për këdo që ulet në karriget e shtetit!

Me motivacionin, “Për kontributin e madh në politikë, social dhe intelektual të dhenë ndër vite në rrethin e Lezhës”, Kryetari i Këshillit Bashkiak Z. Kristian Gjidoda i ka dorëzuar titullin “Qytetar Nderi i Lezhës” Z. Ramadan Hasanaj.

“Modeli i një zyrtari të lartë, njeri human me kontribut të pazëvendësueshëm në nevojat më emergjente të qytetit të Shkodrës”, ky ishte motivacioni me të cilin u nderua z. Ramadan Hasanaj në vitin 2015 me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”.

Pra kemi të bëjmë me një Personalitet Nderi të dy qyteteve, Shkodrës dhe Lezhës, çka për hir të së vërtetës është diçka që dëgjohet rrallë në kohet e sotme, dhe kjo na bën të kuptojmë se ky njeri, titujt, nuk i merr për ‘bojatisje’, por këtu kemi të bëjmë vërtetë me një dinjitar të lartë të shtetit, konfirmimi i mëtejshëm i kësaj na vjen prej vetë fjalëve të tij kur 3 vite mëparë ai përcolli një mesazh të fuqishëm për këdo që ulet në karriget e shtetit, një mesazh i qartë dhe i fuqishëm, dëgjojeni:

“Dua të them dy gjëra që janë mjaft të rëndësishme për çdo kuadër: karriget nuk i kemi në dorë vetë, por karakterin, punën, ndershmërinë, përkushtimin që mos me u turpnu i kemi në dorë vetë.” – Ramadan Hasanaj

Ndërsa kur mori titullin Qytetar Nderi i Lezhës, Hasanaj kumtoi diçka tjetër të veçantë, ai u shpreh mjaft falendërues ndaj Lezhës dhe tha se “në Lezhë kam ardhur me pantollona të shkurtra dhe jam larguar me thinja”, këtu mesazhi i Ramadan Hasanajt është i qartë, ai ndjehet më tepër i Lezhës sesa i Shkodrës, edhe pse është nderi i të dyjave.

Ramadan Selim Hasanaj eshte lindur ne qytetin e Shkodrës me 25 Maj 1952,
është i martuar dhe ka një 1 fëmijë. Hasanaj i cili sot u shpall “Qytetar Nderi” i Lezhes ka patur një karrierë mjaft të pasur në fushën e politikës ku:

  • 1989-1997 Drejtor i Shtëpisë së Pushimit Shëngjin.
  • 1997-2001 Deputet i PS Lezhe 2001-2002 Zv.Minister Kultures Rinisë dhe Sporteve
  • 2002-2004 Drejtor i Përgjithshem i Burgjeve
  • 2004-2005 Prefekt i Qarkut Shkodër.