Kush është Zef Gjoka, i sapozgjedhuri në krye të PD Lezhë?

Z. Zef Gjoka, kryetari i ri i PD Lezhë është emri i personit që do të kryesojë PD-në e Lezhës.

Nga 339 votues gjithsesi moren pjesë 306 nga ku Z. Zef Gjoka fitoi me 213 kundrejt Z. Paulin Marku i cili mori vetem 88 vota.

Ky i fundit ka drejtuar PD-në e Lezhës për 4 vite. Pas shpalljes se fituesit Paulin Marku ka uruar zotin Gjoka për fitoren ndërsa ka theksuar se ai do të vijoje që të japë kontributin e tij në Partinë Demokratike.

Z. Zef Gjoka ka qenë deputet i Partise Demokratike në parlamentin shqiptar dhe për 4 vitet e ardhshme tashmë do të jetë kreu i demokratëve të Lezhës.

Kryetari i ri Partise Demokratike Dega Lezhë vjen nga lagjia Sheher dhe është i martuar me Znj. Rudina Gjoka, kanë dy fëmije, një djalë dhe një vajzë.

Z. Gjoka ka studiuar në Fakultetin e Shkencave të Natyres në degën Kimi Industriale.

Në vitet 2001-2004 ai ka qënë i zgjedhuri i lezhjanëve për t’i përfaqësuar në parlament.

Z. Zef Gjoka deri më tani ka punuar si inxhinier në Lezhë.

Një shikim i shpejtë i historikut vërteton bindjen tonë të mëparshme se Partia Demokratike i ‘ka me qejf’ inxhinierët, ose e thënë më shkurt, sa herë e ka të nevojshme të luajë një kartë të sigurtë, nxjerr një inxhinier, kujtojmë këtu për lexuesin se vetë Kryebashkiaku Frrokaj është inxhinier me profesion, një prej drejtuesve më të suksesshëm të Lezhës, Z. Zef Maçi është po ashtu inxhinier me profesion, e së fundmi po ashtu edhe Z. Zef Gjoka.