Kush është drejtuesi i ri i Hipotekës së Lezhës?

Sokol Vocaj është emri i drejtuesit të ri të Hipotekës së Lezhës, (regjistruesi i ZVRPP Lezhë, për të qënë korrekt me termat).

31 vjeçari nga Zejmeni është diplomuar  në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër, ka ushtruar profesionin e avokatit dhe është pjesë e Urdhërit të Avokatëve Shqiptar.

Z. Sokol Vocaj vjen nga radhët e PS-së dhe është i sapoemëruar në Hipotekën e Lezhës duke marrë kështu postin që deri pak javë mëparë ishte besuar Ilir Dibrës, ky i fundit nga Shkodra dhe njohës i mirë funksionimit të Hipotekave për shkak të përvojës së tij në ZVRPP Shkodër.

Kutojmë lexuesin se në krye të ZVRPP Shkodër u komandua pak muaj mëparë ish-deputeti i Lezhës Z. Gjok Jaku.

Le t’i urojmë suksese regjistruesit të ri të ZVRPP Lezhë në punën e tij, punë e cila për hir të së vërtetës mjaft komplekse, e mbushur me konflikte e nyje të shumëfishta që ngatërrohen nëpër duart, këmbët e fytin e çdokujt që edhe pse me vullnetin e mirë e pranon këtë detyrë.

Hipoteka është dhe mbetet në qendrën e shënjestres së përhershme të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Është gjithashtu në filtrin e hollë të Prokurorisë për shkak të flasifikimeve dhe konflikteve veçanërisht të shumta në Lezhë me titujt e pronësisë.