Koha kur Gjeneral Sandër Lleshi propozohej për postin e Presidentit të Republikës

Sandër Lleshi është gjenerali i propozuar nga Ismail Kadare në vitin 2012 për postin e Presidentit.

Ra në sy pas kësaj reagimi në të nxehtë asokohe i Astrit Patozit, i cili tha se “nuk mund ta kthejmë republikën tonë në një republikë ushtarake”.

I ka ardhur përgjigja nga Sandër Lleshi, që pasi e quan të këtë ide të paaryetuar (ka të drejtë, sigurisht), zë e arsyeton idenë e vet, duke bërë dhe ironi me Patozin në një intervistë për Panoramën:

“Formën e një shteti e përcakton kushtetuta, e jo profesioni i kreut të shtetit. Nëse kryetari i shtetit është zoolog, nuk mund të thuhet që republika është zoologjike….”.

Në të njëjtën intervistë, i referohet një anektode lidhur me Goerge Bernard Show-n, të cilën e modifikon për ‘qëllime të vetat”.

Bernard Show citohet të ketë thënë “se kur një zonjë thotë ‘jo’, duhet kuptuar ‘ndoshta’; kur thotë ‘ndoshta’, duhet kuptuar ‘po’; kur thotë ‘po’, ajo nuk është më zonjë”.

Këtu Lleshi shton diçka nga vetja në këtë anektodë: “kur një gjeneral thotë ‘po’, duhet kuptuar ‘po’; kur një gjeneral thotë ‘jo’, duhet kuptuar ‘jo’; dhe kur një gjeneral thotë ‘ndoshta’, ai nuk është më gjeneral”.