Kjo zonë e Shëngjinit do të zhduket nga harta, deti po e ‘gllabëron’…

Pas një heshjetje tinëzare të institucioneve për gurët që rrokullisen mbi çatitë e shtëpive në Torovicë, një heshtje e ndrydhur bashkë me atë shpresën e marrë se inshallah po harrohet kjo punë…

Mirëpo vdekjet e heshtura nuk na vijnë vetëm nga mali, por edhe nga deti:

Erozioni po rrezikon bregun e Shengjinit dhe Kunes.

Erozioni po rrezikon ta zhdukë përfundimisht nga harta zonën e Kunes në Shëngjin.

Janë pishat e kufirit të fundit të brezit të rërës në Kune të Shëngjinit, të cilat po bien pasi deti ka marrë sipërfaqe të rërës.

Dallgët e detit përplasen mbi to dhe po i rrëzojnë një e nga një. Prej vitesh erozioni ka marrë sipërfaqe të mëdha rëre.

Një peshkatar nga tirana tregon që ka 15 që peshkon në ketë zonë, erozioni thotë ai ka përpirë siperfaqe shumë të medha.

Eksperti i mjedisit në Lezhë, Z. Jak Gjini, shpjegon se gjatë viteve të fundit, ky erozion ka qenë mjaft agresiv dhe po krijon një gjendje e cila nuk do të mund të riparohet asnjëherë.

Z. Gjini bën me dije se nëse nuk nderhyhet menjehere erozioni do të kete pasoja tepër shkatërruese per Shëngjinin dhe Kunen.

Vitet e fundit erozioni ka qenë edhe më agresiv në këtë hapësirë. Deti ka avancuar drejt tokës me të paktën 30 metra.

Bunkerët e dikurshëm që qëndronin mbi rërë janë zhdukur.