“Këtë rrugë s’e kalon as tanksi!”/Shpërthejnë banorët e Torovicës… (Video)

Torovica në Lezhë mbahet mend si një nga qytezat e zhvilluara dhe me prodhimet bujqësore mbaheshin qytete e fshatra të tëra të Veriut. Sot aty shumë shtëpi janë të kyçura dhe 4 mijë vetët e mbetur duan të ikin një ditë e më parë.

Gurë që bien nga mali drejt fushës e që rrezikojnë jetë njerezish. Një rruge e pakalueshme dhe bujqesi që nuk mbështetet. Vetëm pak shpresë dhe shumë mjerim. Kjo është gjithçka që mund të gjesh në Torovicë të Lezhës, fshatin që po tkurret. 15 km larg qytetit dhe banorë që shpërngulen çdo ditë. Shumë shtëpi në shitje.

“Shtëpia është vu në shitje vetëm për një motiv, ky vend nuk ngjall shpresë”.

Për njerëzit këtu çdo gjë është e vështirë. Infrastruktura rrugore nuk u bë kurrë.  Ashtu siç janë edhe problemet në furnizimin me energji elektrike, ujin e pijshëm dhe çdo shërbim.

Banor 1: Me një infrastrukturë, me rrugë që nuk kalon tanksi, me një vend që nuk ka ujin e pijshëm ky nuk po ngjall shpresë më.

Banor 2: Një ditë po një ditë jo, ikin dritat.

Banor 3: Rruga ka ndiku shumë, satë gjithë të rinjtë po largohen.

Azili është zgjedhja e parë e tyre. Çdo mëngjes ata rinumërojnë veten, për të kuptuar se kush iku sot.

Banor 1: Këtu vetëm në këtë pallat këtë javë kanë ik 4 familje, familje me 4-5 anëtarë që shkojnë 20 dhe e merr vesh kur tjetri në mëngjes nuk del.

Banor 2: Në 12 të natës ikin prej këtu.

Banor 3: Pallati ka 15 hyrje, brenda janë vetëm 3 familje. Pjesa më e madhe kanë ik në Francë,  Gjermani, nga sytë këmbët.

Prodhimet nuk shiten, sepse askush nuk shkon për të blerë. Ashtu siç mungon edhe mundësia e punësimit.

“Prodhimet që bëjnë fermërët po t’ua falësh qytetarëve të tjerë nuk vijnë t’i marrin jo më t’ua shesësh”.

Këtu gjeni materialin filmik të përgatitur nga ABC News

Në Torovicë të Lezhës, zonën hambar për prodhimet bujqësore siç njihej dikur, mungojnë elementet bazë, kjo është historia 27 vjeçare e fshatit.

Një numër i madh banorësh tashmë e kanë braktisur. Të tjerë presin rastin, pasi për ta nuk ka shpresë se gjërat do të ndryshojnë. /abcnews.al