Ja çfarë po instalohet në Lezhë…

Katër ekipe të ndryshme inxhinierësh, francezë, indianë, anglezë, dhe inxhinierët shqiptar të kompanisë BNT Electronics Tiranë përfaqësues të TOSHIBA në Shqipëri kanë koordinuar gjithçka deri në fazën përfundimtare të procesit tejet kompleks të instalimit të Rezonancës Magnetike (RM) për herë parë në qytetin e Lezhës.

Ky nuk është një lajm i mirë vetëm për Lezhën, por për gjithë veriun e vendit.

Të kesh mundësinë të shmangësh Tiranën për një rezonancë magnetike është një fitore e madhe për këdo, qoftë në kohë, qoftë në portofol, qoftë në lodhje, parkingje, radhë, pritje, vapë, vonesa, firma, shkresa, vizita, receta etj, etj,.

Klinika nuk do të ketë vetëm një rezonancë me teknologjinë e fundit, por të gjithë gamën e një Reparti Radiologjie bashkëkohor, që do të thotë, SKANER i teknologjisë së fundit, GRAFIA digjitale e teknologjisë së avancuar, EKOGRAFIA po ashtu, GASTROSKOPIA, DENSITOMETRIA (aparati që mat densitetin e kockave dhe mundëson gjurmimin e hershëm të problemeve me kockat p.sh osteoporozën). Padiskutim edhe LABORATORI I ANALIZAVE, që përfshin gamën e plotë me mbi 85 lloje të ndryshme ekzaminimesh.

Klinika quhet Albmedica dhe ndodhet në zemër të Lezhës, në vendin që disa e quajnë ish-Grumbullimi, disa të tjerë i thonë ngjitur me Tatim Taksat, të tjerë i thonë te hyrja e rrugës së Spitalit, e madje disa të tjetë i thonë ngjitur me Bar Restorant “Dashi”.

Vendndodhja e Klinikës Albmedica

Rëndësi ka që klinika është aty, dhe përpara shkodranëve, kosovarëve, kuksianëve e etj, të parët pra që do të përfitojnë prej saj janë lezhjanët.

Albmedica do të ketë në stafin e saj mjekë të huaj, kryesisht italianë, me përvojë të gjatë dhe kërkime shkencore të shumta mbi supe, si dhe do të ketë mjekë shqiptarë të kualifikuar dhe me përvojë.