Ja çfarë ndodh nëse KQZ gjen manipulime në kutitë e Lezhës

Atë që nuk arriti ta bënte Bindja Demokratike e Astrit Patozit, po e bën Eduart Ndocaj.

KQZ ka vendosur pranimin e kërkesës ankimore të subjektit politik të përfaqësuar nga Z. Eduart Ndocaj, duke i bërë kështu komisionerët të përveshin mëngët edhe njëherë për të rinumëruar 11 qendra votimi në Lezhë.

Interesant për t’u theksuar është fakti se edhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ nuk e ka kontestuar kërkesën e Ndocajt, por përkundrazi, i ka mëshuar më fort faktit që këto kuti të rinumërohen në 11 qendrat e votimit në Lezhë.

Jo vetëm kaq, ai ka paralajmëruar se nëse në këto kuti do të gjenden qoftë 20 vota të manipuluara komisionerët e Partisë Socialistë në Lezhë do t’i çojmë vetë për ndjekje penale, pa pritur fare që ta bëni ju diçka të tillë.

Eksponentë të Partisë Demokratike shprehen se ky pranim për rinumërim nga KQZ është një farsë dhe një bllof i cili është kurdisur për t’u thënë qytetarëve “ja shikoni… ne i pranojmë ankesat, i hapëm kutitë dhe nuk gjetëm asnjë shkelje!”.

Por çfarë ndodh nëse vërtetë gjenden manipulime në kutitë e këtyre 11 qendrave të Lezhës?

Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme. Edhe nëse 11 qendra që do të hapen shpallen të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish mbetet në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.

A mendoni se ky është një bllof i kurdisur apo një ankimim serioz? A mendoni se realisht janë kryer manipulime me votat në Lezhë?