Goditet me mjete të forta dermatologu në spitalin e Lezhës

“BalkanWeb” ka bërë publik para pak minutash se është dhunuar mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës Zef Doda. Ai u godit me mjete të forta e për pasojë pësoi fraktura. Raportohet gjithashtu se mjeku Doda është në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe demokrati Tritan Shehu, e cili e quan të patolerueshme dhunën e ushtruar ndaj mjekëve.

STATUSI I SHEHUT

Nje ngjarje e shemtuar dhune e agresioni ndaj mjekeve ka ndodhur aktualisht ne spitalin e Lezhes. Eshte agresuar mjeku dermatolog ne ambjentet e spitalit, gjate ushtrimit te detyres se tij.

E pa tolerueshme kjo, krim i vertete.

Pasoje jo thjesht e problemeve te medha qe ka sistemi i yne shendetesor, por dhe e nje histerie keqedashese te drejtuar ndaj personelit te tij, pikerisht per te hedhur padrejtesisht pergjegjesite mbi ate.

Mjeket e personeli i yne shendetesor ne kushte shume te veshtira pune, privime te medha teknike e logjistike, pagesa qesharake, po perpiqen te bejne me te miren e mundedhme ne kete realitet ku eshte katandisur nga Rilindja, shendetesia jone.