Futuni brenda laboratorit sekret mu në qendër të Blinishtit

I kishim parë në ecje e sipër stendën e tyre kur u mbajt Samiti i Diasporës në Lezhë, por meqë eventi kishte një fokus patriotik nuk arritëm të kuptonim se çfarë filli logjik e lidhte sapunin me samitin.

Ndaj, ashtu si njeriu që nuk i ka idetë e arreduara mirë në kokë, ashtu na ngucte xanxa të dinim më shumë!

Në fakt, emri i sapunit ishte elementi i parë tërheqës…

“ZADREAM – sapun artizanal midis ëndrrës dhe traditës.”, shkruhej në etiketën e tij.

Sa gjetje e bukur!

Zadrimë (traditë) + Dream (ëndërr) = ZADREAM

Gjetëm numrin e telefonit, folëm me menaxheren e punishtes, dhe i thamë ku gjendej punishtja e tyre dhe se ku mund të gjendeshin produktet e tyre në qytetin e Lezhës?

Na erdhi keq të dëgjonim se në asnjërën prej farmacive të Lezhës nuk gjendeshin këto produkte!

U nisëm për Blinisht, sepse nuk na kish mbetur mënyrë tjetër, duhej të shkonim atje në punishten e saj, në zemër të punës.

Përpara nisjes, meqë ishte ditë e shtunë, kërkuam disponueshmërinë e Z. Egli Dashi, drejtori i FSDKSH, një djalë i ri i diplomuar jashtë vendit për biznes.

Ne ishim të sigurtë që drejtori do na kuptonte drejt, dhe kështu ndodhi, ai ra dakord në parim dhe na u bashkua në makinë.

Drejtorit i kërkuam që pas vizitës tonë në ZADREAM ai të vlerësonte mundësinë që brenda kufijve të së mundshmes, t’u sugjeronte të gjitha farmacive të Lezhës t’i mbanin këto produkte në vitrinat e tyre.

Z. Egli DASHI, drejtues i FSDKSH Lezhë

Z. Egli Dashi, duke qënë i diplomuar në Manaxhim Biznesi e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për një formulë që do mbështeste biznesin lokal, dhe me një qeshje të hollë na tha:

“Njerëzit ndahen në dy kategori, janë ata që krijojnë probleme, janë edhe ata që krijojnë zgjidhje. Unë jam me ju për të gjetur një zgjidhje. Shpresoj që ajo që do të gjejmë në punishte të jetë bindëse.”

Ne e luajtëm bastin me drejtorin!

Nuk u deshën më shumë se 15 minuta, dhe ishim mu aty, në qendër të Blinishtit brenda punishtes ZADREAM.

Çdo gjë që ndodhi më pas ishte një përzierje, midis hutimit, habisë, kureshtisë dhe instinktit të eksploruesit.

Shikoni pak çfarë gjetëm aty:

KREM me vaj ullir, vaj esencial i mirrës, dhe dyll bletësh safi

I pari që na kapën sytë e duart ishte kremi me aromë të pakrahasueshme, i përbërë me vaj ulliri, me vaj esencial të mirrës (Essential Myrrh Oil), përdorimi i të cilit e ka zanafillë të largët e të thellë në shekuj qyshkur njerëzit filluan të kujdeseshin për lëkurën dhe bukurinë, që në Egjiptin e Lashtë pra, njihen efektet magjike të vajit të mirrës, si vrasës i baktereve të dëmshme, si antioksidant, si shërues i plagëve dhe eliminues i parazitëve etj,.

Sapun Sensual Zadream – vaj esencial kokosi, jasemin, sodë kaustike, vaj orizi etj…

Sapuni sensual me vaj esencial i kokosit, jaseminë, sodë kaustike. Gjithashtu edhe Sapun me sherbelë për lëkurë delikate.

Sapunë sherebelë

Çaj jasemine

Çaj jaseminë

Tenera

Rigon i kuq, vaj esencial vanilje dhe vaj esencial levande (Lavender Oil)

Gjetëm edhe artikullin e një gazete italiane që shkruante për ZADREAM që në vitin 2015. Menaxhuesja e punishtes na tha se një çift gjerman kishin qënë dhe kishin marrë disa kampionë sa për provë, dhe i kishin kthyer përgjigje se ishin shitur sa hap e mbyll sytë.

Gjetëm edhe shumë gjëra të tjera të bukura të cilat nuk mundemi t’i ndajmë të gjitha me ju, dhe se drejtori Z.Egli Dashi jo vetëm që u bë përkrahës i kësaj ideje fisnike për mbështjetjen e bizneseve lokale, aq më tepër të këtij lloji, por ai edhe bleu disa prej tyre.

Ju premtojmë se shumë shpejt do t’i gjeni këto produkte në të gjitha farmacitë e Lezhës dhe më gjërë, jo vetëm sepse janë produkte super cilësore, por sepse mbartin edhe një simbolikë fisnike që na nderon të gjithëve ne.