Frrokaj tha të vërtetën që e ‘fsheh’ pothuajse çdo kryebashkiak tjetër…

Kryetari i Bashkisë Lezhë z. Fran Frrokaj në një intervistë për Televizionin Lezha ka folur në lidhje me të dhënat e sezonit turistik në Shëngjin dhe Tale.

Frrokaj, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shikojmë e dëgjojmë, nga fryrjet dhe bojatisjet e shifrave që zakonisht kryebashkiakët bëjnë nëpër media, ai nuk e shfrytëzoi këtë rast për t’u mburrur por dha një përgjigje të sinqertë e të shkurtër: Nuk kemi shifra!

E vërteta është se të gjithë kryebashkiakët “abuzojnë” në këtë pjesë, sepse nuk ekziston një ent apo celulë shtetërore që të kryejë matjen ekzakte të fluksit. Mënyra e vetme për të kuptuar diçka është duke përdorur metodën e deduksionit nga të ardhurat e mbledhura, apo tregues të tjerë indirekt dhe nga këtu mund të kuptojmë se ky sezon turistik kaloi pranueshëm, u shprej Frrokaj.

Kryebashkiaku nënvizoi gjithashtu faktin se moti i paqëndrueshëm ka patur një efekt penalizues.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni materialin filmik të përgatitur nga Tv Lezha.