Frrokaj: “Do jemi në lartësinë e duhur që Shëngjini të mirpresë me dinjitet!”

Fundi i Marsit do të jetë fillimi i një fushate intensive ndërhyrjesh në zonat bregdetare të Lezhës.

Ka qënë mbjellja e pemëve rezistente në shëtitoren e Shëngjinit që ka shënuar edhe nisjen e kësaj fushate.

Një qytet pa gjelbërim është si një njeri pa mushkëri. Ndaj, gjelbërimi në Shëngjin jo vetëm që ka një impakt të drejpërdrejtë në shëndetin e banorëve, por sjell bukurinë vizuale dhe na bën të dukemi mirë në sytë e të tjerëve.

Për gazetarët ka folur edhe kryebashkiaku Frrokaj i cili u shpreh se, në fund të Majit kemi edhe një eveniment të rëndësishëm, një eveniment shumë i madh turistik për zonën, shpresoj të shkojë mirë, dhe se Bashkia po bën të gjitha përgatitjet e duhura për mundësimin e infrastrukturës për një realizim sa më të mirë të këtij festivali.

Kemi bërë mbjelljen e gjithë shetitores me rreth 300 pemë, sigurisht pemë të reja, të cilat janë të përshtatshme për ambjentin, duke qënë se palmat dështuan, dhe gjithashtu po merremi me shtrimin dhe pastrimin e rërës, pasi vërehet se janë formësuar duna, kështu do të kemi një panoramë më korrekte për këtë pjesë, – e përmbylli ai fjalën e tij.