Emergjencat Civile dalin nga ‘kllapia’: “Në Torovicë duhet ndërhyrë sa më parë!”

Emergjencat Civile në Prefekturën e Lezhës pas lajmit që mori dhenë për gurët që rrokulliseshin mbi kokat e banorëve në Torovicë, lajm i cili kur shfaqej midis morisë së madhe të lajmeve nga vendi e bota, ishte shumë e thjeshtë të ngatërrohej me sondat që po bëjnë eksplorime për analizimin e gurëve në planetin Mars, por për habinë më të madhe nuk ishin gurët në planetin Mars por ishin ato të malit të Torovicës, e kështu Prefektura e ka pranuar rrezikun e lartë të shumë familjeve në Torovicë për shkak të rrezikut së shkëputjes së masivë gurorë. (A thua se pranimi i rrezikut është zgjidhja e problemit!?)

Një ditë pas ngjarjes ku një familje shpëtoi mrekullisht nga masivët, Prefektura Lezhë jep alarmin për ndërhyrje të menjëhershme, pasi reshjet e shiut rrisinin mundësinë e shkëputjes së masivëve gurorë.

Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile Ndrek Mhillaj thotë se, brenda pak ditësh specialistë të nivelit të lartë do të jenë në terren për të parë mundësinë e shpërbërjës së këtyre masivëve, ndërsa po diskutohen dy metoda, ajo e bllokimit të rrugëve ku më pas do të bëhët e qëllimshme shkëputja e gurëve apo dhe përdorimi i lëndës plasëse.

I pyetur nga mediat se ka një vit që nuk është ndërhyrë, Mhillaj e lidhi me kushtet atmosferike.

Shtabi Emergjencae vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Lezhës, ku në disa raste shihet mundësia e evakuimit të disa familjeve.