Eduard Ndreca jep një leksion qytetarie dhe vendos një standart të ri!

“Në fund të ditës jemi banorë të një qyteti”, kjo është fraza kuptimplotë që ka përdorur kryetari i Partisë Socialiste të Lezhës Z. Eduard Ndreca për të uruar kundërshtarin e tij politik të sapozgjedhur Z. Zef Gjoka.

Një frazë kjo, e cila i mungonte kaq shumë klimës politike të qytetit të polarizuar në ekstrem, një frazë e cila çliroi shumë nofulla të shtrënguara nga kërcitja e dhëmbëve, hoqi shumë rrudhosje balli e thartime fytyrash, një akt me të vërtetë prej politikani europian.

Zoti Eduard Ndreca jo vetëm që vendosi një standart të ri të respektit të ndërsjellë midis palëve por edhe përcolli një mesazh të fuqishëm:

Njerëzorja në plan të parë, dhe vetëm pas saj vjen politika.

Ja teksti i plotë i kryetarit të Partisë Socialiste të Lezhës:

Uroj Z. Zef Gjoka per zgjedhjen e tij si kryetar i Partise Demokratike të Lezhës.

Respekte per Z. Paulin Marku, për frymën e mirkuptimit ndërpartiak që përcolli në vitet që ishte në krye të PD-së Lezhë.

Drejtojmë forca të kundërta politike dhe misioni i secilit prej nesh është të fitoje forca politike që drejton, ama gjatë garës politike e ne fund të saj, cilido qoftë rezultati për secilën forcë, ne nuk duhet të harrojme se jemi banorë të një qyteti e kalimi i limiteve njerzore nuk na bën më te fortë.

Detyra jonë është te përcjellim vlera e të respektojme normat njerzore në garat që bëjmë mes nesh e këte ta reflektojme ne çdo nivel partie e kudo tjetër.