Ditët e fundit të fushatës dhe mesazhi i Pjerin Ndreut për elektoratin lezhjan…

Kandidati socialist për Bashkinë e Lezhës, Z. Pjerin Ndreu e ka vijuar kalendarin e tij elektoral krejtësisht i pandikuar dhe i patrazuar nga aktualiteti konfliktual politik dhe ligjor që ka mbërthyer vendin.

Z. Ndreu e ka vijuar fushatën e tij në përputhje të plotë me atë që kishte deklaruar që në fillim, “unë jam përgatitur të bëj fushatë dhe të fitoj, si me kundërshtar si pa kundërshtar”.

Vetëm në 5 publikimet e tij të fundit në faqen zyrtare rezulton të mos ketë lënë zonë e as lagje të Lezhës pa takuar.

Duke u takuar kështu më banorët të Zejmenit, Pllanes, Berzanes, Markatomajve, Spitenit e Treshit, Gocaj, në kodër Balldre, në Kakarriq, në Malecaj, Kolajake dhe Shkamin e Kuq dhe Balldren te Vjeter, në Dajc, në Gjadër, Zojs, Grash, Dragushë, Mabë, Kotërr, në Ungrej, etj.

Seria e takimeve vijon në krahun tjetër të Lezhës me banorët e Shënkollit, Tales, Rriles, Barbullojes, Gajushit, Gryke Lumit dhe Alkut.

Mjaftueshëm gjatë lista për të vërtetuar një intensitet elektoral – (Ndreu mund të fitonte edhe pa bërë asnjë ditë fushatë) – dhe që pashmangshmërisht na shtyn të mendojmë se mesazhi që ai po kërkon të përcjellë është ky “unë do të kisha qenë kandidati fitues edhe nëse kandidati demokrat do të ishte në garë.”