Deputeti i Lezhës, Z. Pjerin Ndreu ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, lajmin e një fortune investimesh që do bëhen në Lezhë.
Le t’i prekim ato me radhë:
- Për pak ditë shpallet fituesi i firmës që do të ndërtojë rrugën e Torovicës, një investim i pritur me dekada ky, e që do të ketë një impakt madhor për të gjithë zonën.
Ndreu ka folur për një tjetër investim në zonën e Torovicës:
- Investim në rrjetin energjitik në zonën e Torovicës, një investim që do të zgjidhë problemet e zonës por edhe të rrjetit në tërësi pasi ndërhyrjet në një segment të amortizuar të rrjetit mund vijojnë të lënë pa energji edhe zonat në të cilat është vendosur infrastruktura e re energjitike.
Deputeti nuk është ndalur me kaq, ai ka folur edhe për investime të tjera në Tale:
- Është miratuar investimi për zonën e Tales, shprehet Ndreu i cili me siguri në vijim do të na japë edhe të dhëna më të hollësishme në lidhje me këtë pjesë.
Dhe për ta mbyllur me shumën e “frikshme” që ka 20 e kusur vite që s’e ka dëgjuar veshi i asnjë lezhjani:
- Ndreu foli për shifrën 1.200.00 euro (një milion e dyqindmijë euro) që do të investohen në qytet.
Në përmbyllje të mesazhit të tij, Z. Ndreu, siç u bë traditë tashmë e diskursit të tij, nuk kishte sesi ta mbyllte pa një “shkulje veshi” për ata që ai i quan “helmuesit e Facebook-ut të Lezhës” apo “Zëdhënësit e së Keqes”, për të cilët shprehet se ka disa habere “të dhimbshme”… të cilat do t’i bëjë publike atëherë kur t’u vijë radha.
Ja statusi i plotë i tij:
Vetem per pak dite shpallet fituesi i rruges se Torovices, nderkohe nje tjeter investim ne sistemin energjitik ne ate zone eshte miratu gje qe do te permiresoje situaten energjitike ne teresi !
Meqenese ka zedhenes te se keqes te cilet nuk dine cfare shkruajne neper rrjete sociale, Ju bej me dije;
Eshte ne perfundim investimi i rrejtit energjitik te Zejmenit, eshte miratu investimi per zonen e Tales, gjithashtu ne shifren 1.200.000 Eur (nje milion e dyqind mije euro ), ne qytet sapo eshte bere tenderimi !
…..meqenese u kisha humbur ca vule humburve pas ngritjes se zerit ndaj qeverise ne sezonine veres!
Kam edhe disa habere te tjera te “dhimbshme” per helmuesit e fb ne Lezhe….por me rradhe !