Cilat janë 6 hotelet më të mira të Lezhës

Nëse keni menduar se Google përdor yjet që kanë hotelet për t’i rënditur ato në sytë e botës, e keni menduar gabim!

Për Google-in, yjet e hoteleve mund edhe të mos ekzistojnë fare, sepse motori gjigand i kërkimi përdor metodat e veta për të përcaktuar renditjen.

Hotele të mira, luksoze, e madje me çmime të arsyeshme Lezha ka plot, por këtu do të rendisim ato që për Google-in janë më të mirat, sepse fundja, 99% e turistëve të huaj kanë dy opsione për të kërkuar një hotel në Lezhë:

a) nëpërmjet kërkimit në Google dhe b) nëpërmjet kërkimit në booking.com

Kështu që, të marrësh mendimin e Google nuk është asnjëherë një ide e keqe, ndaj nëse i drejtohemi motorit të kërkimit me frazën “Best Hotels in Lezha” rezultatet e servirura nga Google janë:

  • Domus Hotel & Apartments
  • Jolly Hotel
  • Hotel Liss
  • Kompleksio Sebastiano
  • Hotel LISS 2
  • Hotel Ambasador
6 Hotelet më të mira në Lezhë sipas Google

Ndërsa rezultatet me të njëjtën frazë kërkimi në booking.com na serviren:

  • Hotel Jurgen
  • Hotel Liss
  • Jolly
  • Hotel Frojd
  • Sebastiano Resort
  • Hotel Antag
6 Hotelet më të mira në Lezhë sipas Booking.com

Si është mundur pra, çfarë ka ndodhur që këto hotele kanë fituar simpatinë e Google?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë.

E para e punës, kjo simpati nuk është krijuar brenda natës, por stafi dhe menaxherët e këtyre hoteleve janë treguar mjaftueshëm këmbëgulës që vazhdimisht t’i ftojnë vizitorët e tyre të lënë përshtypjet e tyre online mbi qëndrimin e tyre.

E dyta e punës, që është edhe pjesa më e rëndësishme e punës, administratorët e këtyre hoteleve kanë qënë mjaftueshëm të mprehtë për të kuptuar se për këtë çështje u duhet ndihma e një eksperti të fushës, dhe ky ekspert fushe quhet SEO Expert.

A janë pra këto vërtetë hotelet më të mira në Lezhë?

Nuk është e thënë!

Çfarë bën një SEO expert?

SEO qëndron për “Seach Engine Optimization”, që do të thotë “Optimizim për Motorët e Kërkimit”.

Pra një ekspert SEO nuk bën tjetër veçse mbledh, rendit, dhe përgatit infrastrukturën digjitale të biznesit në mënyrë që tillë që të jetë lehtësisht e lexueshme për sytë e Google.

Në këtë mënyrë hoteli, restoranti, biznesi etj., nuk duhet të presin me vite që emri i tyre të shfaqet në rezultatet e para të motorëve të kërkimit.

Këshilla jonë: gjeni një expert SEO dhe bëni të mundur që të keni një prezencë online, sepse në ditët e sotme të digjitalizimit ekstrem, mospasja e një prezence online është taksa më e madhe që mund t’i rëndojë një biznesi.