Bonusin e bebeve shiheni me dylbi/ Nënkryetarja e Bashkisë zbulon të vërtetën e 2360 rasteve…

Për nënkryetaren e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku, bonusi i Ramës për bebet është një paketë boshe, por që amballazhin e jashtëm e ka të bukur vetëm për fushatë elektorale.

Nënkryerja e Bashkisë ka publikuar edhe fakte, të cilat dëshmojnë se vetëm në rastin e Bashkisë Lezhë janë mbi 2300 raste që nga viti 2015 që s’e kanë marrë akoma bonusin, e që vlera totale e tij nëse do të lëvrohej kap vlerën: 11.800.000 lekë të reja (118 milion të vjetra).

E nëse sipas bonusit të Ramës, do të shpërbleheshin qoftë dhe vetëm lindjet e vitit 2019, borxhi i qeverisë ndaj nënave përfituese do të kapte afërsisht vlerën: 31.400.000 (31 milion e katërqindmijë të vjetra).

Dokumenti i publikuar nënkryetarja e Bashkisë

Pra në këto kushte i ngjajmë asaj situatës kur një person që të ka borxh, në vend që të shlyejë borxhin, të premton një qerasje që tejkalon vlerën e borxhit.

Sipas Markut, kjo nuk mund jetë e besueshme për askënd dhe as nuk mund të përkufizohet ndryshe veçse si një gënjeshtër elektorale.

Ja statusi i plotë i nënkryetare së Bashkisë:

Bonusi i bebeve-gënjeshtër elektorale e qeverisë.

Ministria e financave është debitore ndaj 2 360 fëmijëve të lindur nga 2015 e deri sot, vetëm në Bashkinë Lezhë. Shifra shumëfishohet në të gjitha Bashkitë së bashku.

8-fishimi i bonusit të bebeve, rrit 8 herë më shumë probabilitetin që kjo shumë të mos merret kurrë. Jam shumë dakort me çdo politikë mbështetëse në ndihmë të familjeve të reja, por me kushtin e vërtetësisë së nismës si dhe besueshmërisë së zbatimit korrekt të nismave (në rastin tonë detyrimeve institucionale) të ngjashme apo njëllojta.

Rama dhe ministrat e tij, e thënë ndryshe e gjithë qeveria, shpallin si arritjen më të madhe të këtij viti dhe gjithë mandatit, bonusin e 8 fishuar të bebevë, në rend progresiv sipas numrit të fëmijëve. 400 mijë lek (të vjetra) për fëmijën e parë, 800 për të dytin janë absurdi dhe gënjeshtra më e madhe që mund tu thuhet qytetarëve.

Arsyeja është e thjeshtë: nga viti 2015 e deri më sot, Ministria e Financave nuk ka alokuar fondin për pagesën e shpërblimit për fëmijët e porsalindur. Vetëm në Bashkinë Lezhë, në total në të dhjetë Njësitë Administrative, nuk janë likujduar 2 360 raste, të cilët përbëjnë një shumë totale prej 11.800.000 lekë të reja. Nëse i referohemi tabelës, supozojmë se në vitin 2019 do të këmi afërsisht të njejtin numër lindjesh sa në 7 mujorin e parë të 2018-ës, shuma që qeveria duhet të paguajë nëse fëmijët janë të parët në familje do të ishte: 31 400 000 lekë.

Por, fakti që ende nuk është likujduar asnjë rast nga 2015 deri më sot, duke shtuar faktin që shuma që qeveria angazhohet të paguajë është minimum 8 fish, e bën të pabesueshme dhe parealizueshme premtimin e kthyer në VKM tashmë. Arsyet janë të qarta: së pari nuk ka vullnet; së dyti mundësitë financiare orientohen drejt angazhimeve me qëllim përfitimin e vetë përsonave me pushtet; së treti, premtimet e qeverisë tashmë janë thjesht elektorale.

Nëse për bonusin aktual për fëmijët e porsalindur mund të thuhen shumë fjalë e shifra: 2 360 raste vetëm në Bashkinë Lezhë te palikujduara nga ministria e financave, nga 2015 e deri më sot. Për bonusin e qëverisë Rama- një bebe 400 mijë lek- mund të thuhen vetëm dy fjalë: GËNJESHTËR ELEKTORALE.