“Bini Toskë e bini Gegë…”/ Ja çfarë ndodhi mbrëmë vonë te Memoriali i Skënderbeut

Porsi fleta e ejllit t’Zotit, po rreh flamuri i Shqipnisë, therret bijt e kastriotit, mu mbledh tok çetët e ushtrisë… vargjet e Imzot Gjergj Fishtës, të cilat për një mbrapshti të historisë nuk u bënë dot Hymni i Shqipërisë, edhe pse menduar si të tilla, kjo nuk do të thotë se kumbimi i tyre nuk mund të jetë i fortë edhe sot.

Kjo është prova se vargjet e Imzot Fishtës, e kanë kaluar testin e kohës, energjia dhe forca e tyre evokojnë edhe sot pas kaq brezash ndjesinë e pamohueshme të krenarisë dhe atdhedashurisë.

Këta djem janë të gjithë 20-vjeçarë, studiojnë në Akademinë e Arteve, mbrëmë ata, në ora 23:00 të mbrëmjes mund të ishin kudo, në xhiro, në udhëtime, me familjen, me shoqërinë, me të afërmit, por jo…

…ata vendosën të ishin aty ku ajo forcë e brëndshme i udhëzoi, ajo forcë e brëndshme që i bëri bashkë e u ngrohu zemrat, ajo forcë që s’mund të ketë emër tjetër veçse atdhedashuri.

Sa ndjesi e mirë dhe dëshirë përbashkuese të ngjall përcjellja e një lajmi të tillë, kur sheh që një brez i ardhshëm të rinjsh, këndon Fishtën, brenda memorialit të Gjergj Kastriot në Lezhë, një brez i cili kupton fort mirë çfarë është atdhedashuria dhe ngrohtësia që ai sjell duke mos e ngatërruar për asnjë sekondë me atë çfarë është nacionalizmi i thekur dhe rrezikun që sot më shumë se kurrë struket nën të, në formën e disa tregtarëve flamujsh të rrejshëm.

Adelion Kola, Bern Ndoci, Elton Nikolli, Klark Kodra, Harlen Nikolli, Anduel Kovaçi e mbushën memorialin e heroit me kumbimin e tingujve të vargut të Fishtës, na ngrohën zemrat, e na bënë krenarë të gjithëve.

Ato mure kishin shekuj që prisnin të dëgjoni diçka të tillë, një kumt përbashkimi, një lidhje bese, një zotim për të qëndruar bashkë, ashtu si dikur, në po të njëjtin vend, shumë shekuj mëparë…

Trim mbi trima Gjergj Kastrioti Fuçi t’madhe i dhanka Zoti Shpata e tij Malin dysh e çau S’pat mejdan çe me Gjak se lau Ti o Gjergj anmiqt i shfarose Kanga jote brez mas brezi u knoftë Shpata e tij Malin dysh e çau S’pat mejdan çe me Gjak se lau Jo s’ke vdek o Skenderbe Dragoj Emni yt për jetë do t’jetoj Shpata e tij Malin dysh e çau S’pat mejdan çe me Gjak se lau

 

HYMNI SIPAS GJERGJ FISHTES:

Porsi fleta e engjellit te Zotit

po rreh flamuri i Shqipnise

therret binjt e kastriotit

mu mbledh tok cetet e ushtrise.

 

Bini Tosk e bini Geg

si rrufe qe shkojne tu djeg

bini Leke bini Mal’sor

trima lidhniu dor’ per dor’

 

Bini Tosk e bini Geg

si rrufe qe shkojne tu djeg

bini Leke bini Mal’sor

trima lidhniu dor’ per dor’

Per njat’ Flamur th’rret Shqiptari

kur lufton p’r t’drejta t’veta

at’here lufta ndizet zharri

dhe armiku mbetet shkret’

 

Bini Tosk e bini Geg

si rrufe qe shkojne tu djeg

bini Leke bini Mal’sor

trima lidhniu dor’ per dor’

Bini Tosk e bini Geg

si rrufe qe shkojne tu djeg

bini Leke bini Mal’sor

trima lidhniu dor’ per dor’

Mbi njat’ Flamur Perenia

me dor t’vet e ka shkrue

per shqiptar’t do t’jete Shqipnia

kush e prek ,ai kjoft mallkue.

 

Bini Tosk e bini Geg

si rrufe qe shkojne tu djeg

bini Leke bini Mal’sor

trima lidhniu dor’ per dor’

Bini Tosk e bini Geg

si rrufe qe shkojne tu djeg

bini Leke bini Mal’sor

trima lidhniu dor’ per dor’.