Berisha i “përvishet” deputetit të Lezhës, publikon fotot…

Ish-kryeministri Sali Berisha me sa duket ka lënë për ca kohë mënjanë kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për t’u marrë me një tjetër socialist.

Ai ka publikuar një mesazh të një qytetari që thotë se deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i siguron mbrojtje një trafikanti, i cili bën ligjin me emërimet në Fushë-Arrëz e Pukë. Berisha shkruan se ‘Pjerini vdes për trafikantët’.

STATUSI I BERISHËS

Pjerini vdes për trafikantët.

Ata kanë para shumë!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje dr. Bashkëngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë Arrëz-Pukë, në foto në krahun e majtë të Z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë Z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim..”

Burimi i informacionit: Balkanweb